Stefano Pioli ka bërë thirrje që skuadra të qëndrojë me këmbë në tokë.
Trajneri i Milan, Stefano Pioli, ka komentuar formën e mirë të Milan në ndeshjet e fundit.
Pioli është i lumtur me paraqitjet, por në anën tjetër rikujton se skuadra akoma nuk ka plotësuar objektivat për këtë sezon.
“Lojtarët e dinë se ku jemi në tabelë dhe ata e dinë se ne po bëjmë mirë, por ne duhet të vazhdojmë kështu, dhe të marrim sa më shumë pikë të jetë e mundur, sepse nuk kemi arritur objektivat akoma”, ka thënë Pioli, transmeton lajmi.net.
“Puna që kemi nisur në tetor nuk sjell rezultatet menjëherë. Ne patëm telashe në konkretizonim rastet në gola. Ne paraqitëm ide të reja dhe duhej kohë. Tani jemi skuadër”, ka thënë tutje trajneri i Milan.
Milan gjatë këtyre javëve ka marrë rezultate shumë të mira, duke mposhtur mes tjerash edhe skuadra si Juventus e Lazio.
Kurti bën homazhe në Likoshan dhe Qirez në 28-vjetorin e mas...
Kosova rreshtohet fuqishëm me SHBA-të, Osmani: Liri për popu...
Shkon në 40 numri i të vdekurve nga sulmi amerikano-izraelit
Sulmet SHBA–Izrael ndaj Iranit, Rama: Shqipëria do ta listoj...
Shumë kohë i kishte kërkuar Trumpit të ndërhynte në Iran – p...
Sulmet ndaj Iranit, Netanyahu: Nuk do t’i lejojmë të kenë ar...