Barcelona ka mirëpritur mesfushorin Philippe Coutinho në Camp Nou dy javë më parë, por transferimi i tij në Spanjë raportohet se nuk është mirëpritur nga të gjithë bashkëlojtarët e tij.
Reprezentuesi brazilian është vlerësuar si zëvendësuesi i legjendës së klubit, Andres Iniestas, me rolin e tij në mesfushë, transmeton portali arbresh.info. Pra, Barcelona përfundimisht ka arritur të rrëmbej transferimin e tij nga Liverpooli që ra dakord për të shitur atë për 160 milionë euro.

Coutinho bëri debutimin e tij mbrëmjen e së enjtes në ndeshjen ndaj Espanyolit në kuadër të Kupës së Mbretit duke hyrë në fushë në pjesën e dytë si një zëvendësues i Andres Iniestas në fitoren 2 me 0.
Raportet e fundit sugjerojnë që nuk është Iniesta personi që ndihet i kërcënuar nga transferimi i 25-vjeçarit në Barcelonë, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në gazetën spanjolle ‘Diario Gol’, Coutinho dhe Ousmane Dembele nuk janë duke folur me njëri-tjetrin. Të dy lojtarët janë transferuar nga shifra prej 222 milionë euro e siguruar nga shitja e Neymarit te gjiganti në Liga 1, Paris Saint Germaini.

Dembele është duke kaluar një fillim të ngadaltë për shkak të lëndimeve dhe thuhet se shqetësimet e tij janë plotësuar me arritjen e Philippe Coutinhos.
Fakti që Coutinho mund të luaj në krahun e majtë të treshes në front, pozita e favorizuar nga Dembele, duket të jetë një problem për reprezentuesin francez./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/
Kongresisti republikan Self: Besim jashtëzakonisht i fortë e...
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...