Ish kampioni i botës me Italinë, Andrea Pirlo, ka dhënë mendimin e tij për skuadrat favorite në Ligën e Kampionëve.
Për Pirlon, Juventusi, Liverpooli, Barcelona, Manchester City dhe Bayern Munich, janë skuadrat favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Befasi në përzgjedhjen e Pirlos është mungesa e Real Madridit, kampionëve në fuqi të kësaj gare.
“Juvenusi së bashku me Liverpoolin, Barcelonën, Manchester Cityn dhe Bayern Munichun”, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia i pyetur për skuadrat favorite për titull.
Pirlo 39 vjeçar është pensionuar nga futbolli në vitin 2017, pas një karriere të suksesshme te skuadrat si Milan e Juventus
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizm...
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin ...
Gjermania bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në b...
Albulena Haxhiu priti Shefin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McG...
Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për ...
Kurti u dërgon ftesa opozitës, vjen reagimi nga AAK-ja