Gjendja shëndetësore e legjendës së futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, është përkeqësuar dukshëm, duke ia vënë jetën në rrezik atij.
Si pasojë e shëndetit të tij, Beckenbauer i ka shpëtuar, të paktën momentalisht, aktakuzës për ryshfet.Prokurorët zviceranë kanë vendosur ta hetojnë ndaras nga hetimi i gjerë ish-mbrojtësin e Bayern Munich për ryshfet në lidhje me kandidaturën e Gjermanisë për organizimin e Kupës së Botës 2006.
Gazeta gjermane Der Spiegel ka zbuluar se Beckenbauer do të hetohet ndaras nga hetimi i gjerë për shkak të shëndetit të tij.Autoritetet zvicerane planifikojnë të ngrehin aktakuzë ndaj Beckenbauer. Shëndeti i tij ka nisur të përkushtohet që prej muajit prill dhe ka shkuar deri në një pikë saqë ai është duke e humbur kujtesën plotësisht dhe më e keqja, nuk priten përmirësime, sipas gazetës gjermane.
Prokurorët kanë kërkuar më shumë të dhëna për shëndetin e Beckenbauerit para se të vendosin se atë vazhdojnë me rastin apo jo. Pritet të vendoset nëse Beckenbauer është mjaftueshëm i shëndetshëm për t’u gjykuar apo për t’u përballë me dënim me burgim.Përveç kujtesës, raportohet se ai e ka edhe një problem me syrin që ka ndihmuar që ai ta humbë pothuajse të gjithë shikimin në syrin e djathtë.Gjendja e tij shëndetësore aktuale ia vë jetën në rrezik atij.
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...