U.D. Presidentja Haxhiu vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes: Forca e Sigurisë së Kosovës është një nga dëshmitë më të qarta të rrugës që ka bërë Republika jonë
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ditës së stome ka vizituar Ministrinë e Mbrojtjes, me ç’rast është takuar me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.
Gjatë vizitës, U.D. Presidentja Haxhiu u njoftua nga afër me zhvillimet në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK, me punën e përditshme të ushtarakëve tanë dhe me prioritetet që lidhen me ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është një nga dëshmitë më të qarta të rrugës që ka bërë Republika jonë. Ëndrra e shumë brezave për ta mbrojtur shtëpinë tonë është bërë forcë e organizuar, e përgatitur dhe e rreshtuar me partnerët tanë. Përkushtimi i pjesëtarëve të saj është dëshmi e seriozitetit me të cilin Kosova po e ndërton sigurinë e vet, në bashkërendim me partnerët tanë ndërkombëtarë. Mirënjohje për secilën grua dhe secilin burrë në uniformë që i shërben Republikës me nder”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu./Arbresh.info/
Shqetësime në kampin brazilian, lëndohet Neymar
Atletico vendos çmimin për Julian Alvarezin
Hapet aplikimi për 100 eurot e sektorit jo-publik
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg