Franca i është përgjigjur menjëherë Argjentinës në takimin e pasdites së sotme (e shtunë).
Gjiganti evropian ka barazuar shifrat për 2 me 2 në ndeshjen kundër skuadrës së Jorge Sampaolit me një supergol nga distanca, shkruan portali arbresh.info.
Mercado arriti të përmbys rezultatin duke dërguar Argjentinën në epërsi qysh në fillim të pjesës së dytë, por francezët iu përgjigjën menjëherë. Benjamin Pavard realizoi supergol nga distanca në minutën e 57′ duke shënuar për 2 me 2.
Antoine Griezmann realizoi golin e parë për Francën, por shifrat ishin barazuar nga Angel di Maria.
Takimi mes dy skuadrave është duke u zhvilluar në stadiumin Kazan Arena./arbresh.info/
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...