Peja vazhdon të jetë e pamposhtur në elitën e basketbollit. Pejanët kanë shënuar fitore në derbin kundër Golden Eagle Yllit me rezultat 90:95 (20:29, 23:28, 25:15, 22:23).
Vendasit e nisën ndeshjen më mirë ndeshjen me seri prej 8:2, por kundërpërgjigja e mysafirëve nuk vonoi, duke përmbysur shifrat në 10:19, ndërsa çerekun e parë e fituan 20:29. Pejanët vazhduan me lojë të mirë dhe arritën epërsinë më të lartë në ndeshje, +18, 31:49, derisa pjesa e parë përfundoi 43:57.
Megjithatë, pjesën e dytë, Ylli e nisi për mrekulli dhe ngushtoi shifrat në 68:70, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 68:72. Në dhjetë minutat e fundit, Ylli sërish ngushtoi shifrat në dy pikë, por pa arritur përmbysjen e madhe dhe Peja fitoi 90:95 për të regjistruar fitoren e katërt në katër ndeshje. Ndërkohë, therandasit kanë një fitore e tri humbje.
Te Ylli u dallua Jalen Nesbitt me 18 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime, kurse te Peja u dalluan Justin Davis me 27 pikë e dhjetë kërcime, Malcolm Armstead me dhjetë pikë, tetë kërcime e tetë asistime, Jacob Calloëay me 17 pikë e shtatë kërcime dhe John Chandler me 20 pikë./Telegrafi/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës