KB Peja nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në elitën e basketbollit kosovar, ku pas shtatë ndeshjeve ka dy fitore e pesë humbje.
Kjo ka bërë që kampi pejan të alarmohet se diçka në skuadër nuk po shkon, shkruan Arbresh.info.
Menjëherë pas përfundimit të parë të ciklit të garave, verdhezinjtë kanë larguar dy lojtarë.
Bëhet fjalë Shahada Wells dhe Jawaun Daniels të cilët kanë qenë dy lojtarët radhës të larguar nga ish-kampionia e Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook nga Peja.
Por ata nuk qëndruan duarkryq dhe menjëherë zyrtarizuan një basketbollist tjetër, Denys Lukashov i cili luan në pozitat 1/2.
Ai më parë ka luajtur në Francë, Lituani, Rusi, Ukrainë – duke marrë pjesë edhe në kompeticionin prestigjioz Europian, Eurocup – ku ishte pjesë e fazës çerekfinale.
Kujtojmë që nga Peja deri më tani janë larguar edhe Adong Makuoi, i cili humbi sezonin shkak i një lëndimi dhe trajneri Rami Hadar./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës