Tyson Fury ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit në peshat e rënda. Fury arriti të fitonte me nokaut ndaj sfiduesit, Dillian Whyte.
Ai e administroi vazhdimisht meçin, kurse në raundin e gjashtë arriti ta nokautonte. Whyte u ngrit në këmbë, por ishte e pamundur të vazhdonte më tutje.
Pas meçit, Tyson Fury deklaroi se mund të pensionohet pas kësaj ndeshje, por nuk dha vendim final.
“I premtova gruas sime të bukur Parisit, pas Wilder III, se kjo do të ishte. Por m’u ofrua të luftoja në Wembley, në shtëpi, dhe besoj se ua kam borxh fansave të mi këtë. Tani që u bë, mendoj se kjo mund të jetë perdja e fundit për Mbretin Gypsy. Dhe çfarë mënyrë për të dalë”, tha ai./tetovasot/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...