Liverpooli ka arritur të shënoj fitore të madhe ndaj Tottenhamit me rezultat 5-1 në kuadër të xhiros së 34-të në Premier League.
Kjo fitore i ka shpallur ata kampion për të 20-tën herë në histori të klubit, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët të cilët shënuan në minutën e 12-të me anë të Solankes.
Por nuk vonoi shumë dhe Liverpooli barazoi pas katër minutash me Luis Diazin. Pas këtij shënimi tetë minuta më vonë Mac Allister me një supergol e dërgoi në epërsi, skuadrën e Arne Slot.
Ndërkohë në minutën e 34-të, Gakpo shënoi për 3-1.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola. Fillimisht, Salah shënoi në minutën e 63-të për golin e katërt.
Ndërkohë gjashtë minuta më vonë Liverpooli realizoi edhe njëherë me anë të autogolit të Udogies.
Deri në fund gola tjerë nuk pati dhe “The Reds” triumfuan tre pikë të arta që i sollën edhe titullin katër javë para fundit.
Liverpool ka 82 pikë pas 34 xhirosh, 15 më shumë se Arsenali që është i dyti, teksa Tottenhami mbetet i 16-ti me 37 sosh.
Tashmë, “The Reds” barazojnë me titujë Manchester United të cilët kanë 20 sosh./Arbresh.info
Meloni çon në Tiranë dokumentin final të Marrëveshjes së Pen...
Papa Leon XIV merr zyrtarisht detyrën, bën thirrje për unite...
Klubi anglez pas Torres-it, gati 50 milionë euro
Mc Kresha dhe Lyrical Son publikojnë albumin e tyre
U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite ...
Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhe...