Zyrtarizohet përballja e FC Prishtinës në raundin e dytë të Ligës së Konferencës – skuadra kryeqytetase do të ndeshet me Larne FC nga Irlanda e Veriut.
Lajmi u konfirmua pas përfundimit të ndeshjes së kthimit ndaj Sheriff Tiraspol, ku Prishtina fitoi 2-1 në “Fadil Vokrri”, duke u eliminuar nga raundi i parë të Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 5-2.
Ndërkohë, Larne e kishte siguruar kalimin në raundin e dytë të Ligës së Konferencës të mërkurën, pasi eliminoi skuadrën letoneze Audas pas penalltive.
Dy takimet përfunduan fillimisht pa fitues (0-0 dhe 2-2), por Larne triumfoi me qetësi nga pika e bardhë.
Tani, me të dyja ekipet që vijnë nga eliminimi në raundet e para të garave respektive, përballja mes Prishtinës dhe Larne është zyrtarizuar: ndeshja e parë do të luhet më 25 korrik në Irlandën e Veriut, ndërsa ajo e kthimit më 1 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Larne nuk është emër i panjohur për futbollin kosovar. Në vitin 2023 u eliminua nga Ballkani me rezultat të thellë 7-1 në total, ndërsa në vitin pasues, në një surprizë të madhe, e eliminoi kampionin e Kosovës, duke marrë revanshin.
Këtë herë është Prishtina ajo që do të tentojë të vazhdojë më tej, në një duel ku cilësia në letër është në anën e saj – vlera e skuadrës arrin në 5.6 milionë euro krahasuar me 2.85 milionë euro të kundërshtarit.
Por historia ka treguar se Larne është një kundërshtar i fortë, që nuk duhet nënvlerësuar. Prishtina tashmë ka përpara një sfidë vendimtare për të përmbushur ambiciet evropiane dhe për të shkruar një faqe të re në aventurën ndërkombëtare. /Telegrafi/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...