Mike Maignan edhe zyrtarisht do të jetë kapiten i AC Milan për sezonin e ri 2025/26.
Largimi i Davide Calabrias i cili mbante shiritin e kapitenit i ka hapur rrugë portierit francez që të jetë kapiten i skuadrës, shkruan Arbresh.info.
Kjo është diçka e veçantë për francezin, si është një moment historik për klubin, pasi Maignan do të jetë kapiteni i parë jo italian pas 61 vjetëve.
I fundit i huaj që mbajti këtë rol ishte suedezi Nils Liedholm, në vitin 1961.
Francezit kjo përgjegjësi iu besua nga trajneri i ri i Milanit, Massimiliano Allegri. Sipas raportimeve të Gazzetta dello Sport, zgjedhja e një kapiteni në Itali nuk bazohet vetëm në cilësitë teknike apo minutat në fushë, por edhe në lidhjen emocionale me klubin, karakterin dhe prejardhjen e lojtarit.
Mike Maignan iu bashkua klubit të Milanit nga Lille në vitin 2021. Ai ka luajtur 163 ndeshje me klubin dhe ka mbajtur 59 herë portën e paprekur./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...