
Screenshot
GO+ Peja ka arritur të sigurojë shërbimet e basketbollistit O’Showen Williams.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi mitrovicas, shkruan Arbresh.info.
Ai luan në rolin e organizatorit të lojës.
“GO+ Peja njofton se ka nënshkruar me O’Showen Williams (28, PG, 179cm) për pjesën e mbetur të sezonit.”
“Williams vjen te GO+ Peja pas aventurës në Bosnje me OKK Sloboda Tuzla, si dhe eksperiencave të mëparshme në elitën e basketbollit Gjerman, Slloveni si dhe NCAA në SHBA”, shkruhet në njoftimin e klubit pejan.
Peja aktualisht është në pozitën e tretë në tabelë./Arbresh.info
Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, interv...
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet