Sot shënohet Dita Botërore Pa Duhan, e cila çdo vit mbahet më 31 maj me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për rreziqet që sjell përdorimi i duhanit dhe pasojat e tij në shëndetin publik.
Kjo ditë u krijua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 1987, për të tërhequr vëmendjen globale ndaj epidemisë së duhanit dhe sëmundjeve që lidhen me të.
Përmes aktiviteteve të ndryshme, Dita Botërore Pa Duhan synon të informojë qytetarët mbi dëmet që shkakton konsumimi i duhanit, praktikat e industrisë së duhanit, si dhe rëndësinë e mbrojtjes së brezave të rinj nga varësia ndaj nikotinës.
Sipas të dhënave të OBSH-së, përdorimi i duhanit shkakton më shumë se 8 milionë vdekje çdo vit në botë, ndërsa rreth 1.2 milionë prej tyre janë pasojë e ekspozimit ndaj tymit të dorës së dytë te personat joduhanpirës.
Institucionet shëndetësore vazhdojnë të bëjnë thirrje për ndërprerjen e konsumimit të duhanit dhe promovimin e një stili jetese më të shëndetshëm./Arbresh.info
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan
Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, interv...
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...