Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë, ku tetë skuadra kanë siguruar plasmanin në çerekfinale.
Tanimë Federata e Futbollit të Italisë ka zbuluar edhe orarin e katër sfidave çerekfinale në Coppa Italia.
Inter – Atalanta, Juventus – Lazio, Roma – Cremonese dhe Fiorentina – Torino janë katër çiftet çerekfinale në Coppa Italia, shkruan telegrafi.
Inter do të zbres në fushë më 31 janar me fillim nga ora 21:00 ku përballet me Atalantën në ‘Giuzeppe Meazza’.
Ndërkohë një ditë më vonë do të luhen edhe dy sfidat tjera çerekfinale Fiorentina – Torino (18:00) dhe Roma – Cremonese nga ora 21:00.
E sfida e fundit çerekfinale do të zhvillohet të enjten e 2 shkurtit mes Juventusit dhe Lazios.
Kujtojmë që Milan dhe Napoli janë dy skuadrat e mëdha që janë eliminuar nga Kupa e Italisë.
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...