Olmo refuzoi një ofertë joshëse nga Arabia merkaton e dimrit

20:41 | 5 Prill 2026
D.H

Barcelona nuk bëri shumë lëvizje në afatin kalimtar të janarit, duke finalizuar vetëm një transferim dhe dy largime.

Megjithatë, mund të kishte ndodhur një largim i madh, pasi nga Arabia Saudite kishte interes për një nga mesfushorët kryesorë të Hansi Flick.

Sipas raportimeve, Al-Qadsiah ka ndjekur nga afër Dani Olmo dhe madje i ka ofruar një kontratë të majme gjatë dimrit, me vlerë 40 milionë euro për katër vite. Megjithatë, lojtari spanjoll e refuzoi ofertën, pasi nuk dëshiron të largohet nga Barcelona.

Klubi saudit ishte i gatshëm të paguante rreth 60 milionë euro për kartonin e tij, por Olmo e bëri të qartë se nuk do të pranonte asnjë ofertë nga Arabia Saudite.

Sezoni i dytë i Olmos te Barcelona deri tani nuk ka qenë në nivelin e pritur. Edhe pse ka treguar momente cilësie, ai ka munguar në qëndrueshmëri – gjë që ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e tij.

Kohët e fundit ai është lidhur edhe me një kalim te Inter Milan, dhe nëse forma e tij nuk përmirësohet, Barcelona mund të shqyrtojë oferta për të.

Shpërndaje në rrjete sociale