Kampionia në fuqi e NBA, Oklahoma City Thunder po vazhdojnë dominimin në konferencën e perëndimit duke “shkelur” çfarë iu del përpara. Ata mbrëmjen që shkoi arritën fitoren e 13 radhazi duke mposhtur Golden State Warriors me rezultat 112-124.
OKC dominoi në dy periudhat e para duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 63-44, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë vendasit u kthyen fuqishëm në periudhën e tretë duke fituar 44-28, dhe duke e mbajtur të hapur lojën në periudhën e fundit. Mirëpo OKC nuk lejoi befasi dhe në krye me MVP-n, Shai Gilgeous-Alexander arriti të fitojë me 12 pikë diferencë në fund.
Shai ishte i pandalshëm edhe në këtë sfidë duke realizuar 38 pikë, i mbështetur nga Willimas me 22 e Holmgren që shtoi edhe 21 tjera.
Për GSW Podziemski e Spencer luajtën me nga 17 secili. Curry ishte jashtë forme duke shënuar vetëm 14 pikë.
Kjo ishte fitorja e 21 këtë edicion për kampionin e NBA, duke treguar edhe një herë tjetër se edhe këtë vit janë favorit kryesor për ta fituar titullin. Teksa pas 22 ndeshjeve Curry me shokë kanë 11 fitore e po aq humbje.
Në përballjen tjera e natës së kaluar, Philapehia mposhti Washington Wizards, Toronto triumfoi ndaj Portlandit, Bostoni fitoi ndaj New York Knicks.
Triumf shënoi edhe San Antonio Spurs ndaj Memphisit si dhe Minnesota fitoi pas vazhdimeve kundër Pelicans./Arbresh.info

Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari