Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti është padyshim një nga lojtarët më të kërkuar këtë vit.
Ai është duke shkëlqyer në Serie A ku ka shënuar 25 gola në 30 ndeshje të luajtura.
Belotti i njohur si ‘Gjeli’ ka folu për çmimin e tij dhe lojtarin që e pëlqen që kur ishte fëmijë.
“Shevchenko ka qene idhulli im, ende është. Për mua ai ka qenë gjithmonë një kampion absolut si në fushë dhe jashtë saj. Ai është një futbollist shembull dhe mua më ka bërë mjaft përshtypje aftësia e tij për të shënuar në të gjitha mënyrat”.
“Unë sinqerisht nuk e ndiej se po vlej aq shumë. Në futboll, megjithatë, shifrat janë rritur në mënyrë dramatike dhe vlerat e lojtarëve janë në stratosferë”.
“Është duel i vështirë me Edin Dzeko dhe Mauro Icardi, ata të dy mund të shënojnë dy ose tre gola në lojë. Ne duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi sepse askush nuk të dhuron asgjë”, ka thënë Belotti.
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës