Shqipëria do të humbasë një nga talentet më premtuese.
Bëhet fjalë për Leon Myrtaj me prejardhje nga Kosova, anësorin e Tottenham U18, i cili ka vendosur të përfaqësojë Hungarinë në futbollin ndërkombëtar.
Mediat e Shqipërisë kanë raportuar se Myrtaj ka marrë këtë vendim pasi ndjeu se nuk u trajtua në mënyrë të drejtë nga federata shqiptare.
Megjithatë ai gëzon të drejtën për të luajtur për Hungarinë, pasi nëna e tij është hungareze.
Derisa luante për Shqipërinë në grupmoshat U-15 deri në U-17, Myrtaj kishte 10 paraqitje dhe 4 gola, duke treguar potencialin e tij të madh si një lojtar ofensiv.
Ky vendim shënon një humbje të dukshme për Kombëtaren Shqiptare, e cila humbet një talent të ri me perspektivë ndërkombëtare.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës