“Nuk mund t’u jepni lojtarëve kaq shumë pushtet” – zbulohet deklarata e Alonsos ndaj drejtuesve pas largimit

09:24 | 13 Janar 2026
D.H

Real Madridi mbrëmë njoftoi se trajneri Xabi Alonso nuk do të jetë më në krye të klubi mbretëror, pas përfundimit të bashkëupunimit me marrëveshje të dyanshme.

Ky lajm erdhi një ditë pasi u mposht nga Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës me rezultat 3-2, shkruan Arbresh.info.

Një ‘bombë’ vjen nga Spanja pas largimit të tij, ku e famshmja La SER ka zbuluar një bisedë të Alonsos me drejtuesit e Realit pasi nuk ishte më në krye të klubit.

“Nuk mund t’u jepni lojtarëve kaq shumë pushtet”, mësohet të ketë thënë Alonso sipas La SER.

“Është e pamundur që një trajner të ketë autoritet në dhomat e zhveshjes, nëse klubi gjithmonë mban anën e lojtarëve”, thuhet ndër të tjera.

Këto deklarata hedhin dritë mbi tensionet e brendshme që kanë çuar në ndarjen mes Xabi Alonsos dhe Real Madridit.

Sipas gazetës mungesa e mbështetjes nga bordi ndaj trajnerit ka qenë një nga arsyet kryesore të prishjes së marrëdhënieve.

Kujtojmë se gjithçka nisi me ndërrimin e Vinicius Junior në ‘El Clasico’, kjo situatë ngriti tensione të jashtëzakonshme në klub, ku braziliani ishte i pakënaqur dhe bëri që atmosfera në grup të prishej.

Gjithashtu rregulla strikte dhe angazhimi i tepërt që ua kishte kërkuar Alonso lojtarëve, për dikë aty ka qenë e tepërt dhe nuk i ka pëlqyer.

Se trajneri bask pati edhe probleme tjera me bordin vërtetohet akoma më shumë, ku ai u ka kërkua drejtuesve ta transferojnë një mefushorë, mirëpo kjo kërkesë u refuzua nga Florentino Perez, president i klubit.

Alonso u largua nga Real Madridi pa trofe, pas vetëm shtatë muajsh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale