Liverpooli ka arritur të mposht Atalantën me rezultat minimal 1-0 në Bergamo në kuadër të çerekfinales së dytë në Europa League.
Fitore kjo e pamjaftueshmë për ‘The Reds’ për të marrë biletën për në gjysmëfinale të Europa League, pasi në Anfield u mposhtën 3-0 nga klubi bergamas, shkruan Arbresh.info.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Salah nga penalltia në minutën e tetë.
Liverpooli shtriu ofensivën gjatë tërë ndeshjes mirëpo Atalanta u mbrojt mirë dhe kështu siguroi gjysmëfinalen e parë në histori të klubit.
Skuadra e lojtarit të kombëtares së Shqipërisë në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e takimit mes Marseille dhe Benfikas./Arbresh.info/
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës