Diario AS raporton se Jude Bellingham është lënduar.
Mesfushori anglez mungoi në stërvitje të enjten. Të premten, ai mbërriti për t’u vlerësuar në ambientet e stafit mjekësor.
Priten më shumë teste përpara se të përcaktohet natyra dhe ashpërsia e dëmtimit të Bellingham.
Por burime nga klubi thonë se nuk është serioz. Ky dëmtim nuk lidhet me problemin me shpatullën që Bellingham ka pasur prej më shumë se një viti.
Nuk është e qartë nëse ai do ta humbasë ndeshjen kundër Celta Vigos të dielën.
Mesfushori i fuqishëm ka qenë një lojtar i rëndësishëm për Real Madridin këtë vit, pavarësisht se nuk arriti nivelet që i vendosi vetes sezonin e kaluar. /Telegrafi/
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër