Thiago Alcantara nuk është i lumtur te Liverpooli, dhe synon të nisë një aventurë të re. AS raporton se mesfushori spanjoll mund të vijojë karrierën në Turqi, aty ku e kërkon Trabzonspori.
Drejtuesit e klubit turk kanë gati një kontratë 3-vjeçare për 32-vjeçarin, i cili nuk po ia del të përshtatet në futbollin anglez.
Nga e cila do të përfitonte 7.5 mln euro në sezon. Merkato në Turqi nuk është mbyllur ende, por palët duhet të nxitojnë për të arritur një akord.
Pasi nuk ka shumë kohë në dispozicion. Propozimi turk tundon shumë futbollistin iberik, ndërkohë që tani duhet bindur Liverpooli.
Dhe trajneri Jurgen Klopp, i cili beson shumë tek eksperienca e Thiagos. Dhe nuk dëshiron të humbë një tjetër mesfushor pas largimeve të Henderson dhe Fabinhos.
Thiago ka edhe një vit kontratë me “The Reds”, klub ku bën pjesë prej shtatorit të vitit 2020. Kur u transferua nga Bayern Munchen për 22 mln euro./ss
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...
Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyer...