Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka siguruar një tjetër sukses duke fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit.
Gjakova ka triumfuar ë duelin vendimtar për medalje ndaj holandezes Joanne Van Lieshout.
Rruga drejt medaljes ka nisur me fitore ndaj francezes Rania Drid, ndërsa më pas e ka kaluar me sukses kroaten Iva Oberan, e cila ishte bartëse e tretë, duke e mposhtur me Ippon. Në çerekfinale, Nora është përballur me japonezen Megu Danno, ndaj së cilës ka pësuar humbjen e vetme në këtë turne.
Megjithatë, në garën për medalje, Gjakova ka rikuperuar shpejt, ku në repesazh, ajo ka mposhtur spanjollen Cristina Cabana Perez me dy wazaari, për të siguruar mundësinë e luftës për bronz./rtk
Kanosje në Aeroportin e Prishtinës, sekuestrohet pistoletë m...
I akuzuar për pjesëmarrje në protesta antiqeveritare, Irani ...
BIK njofton: Namazi i Kurban Bajramit falet të mërkurën në o...
Vjedhje e rëndë në një fabrikë në Podujevë, vidhen para, arm...
Vjedhje e rëndë në Gjakovë, hajnat marrin para, stoli dhe do...
Therje me thikë në Prizren, një person në mbajtje