Nora dhe Akil Gjakova do të garojnë nesër

12:28 | 25 Korrik 2021

Majlinda Kelmendi nuk mundi dot të vazhdojë tutje  pas humbjes së saj në raundin e parë  në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kurse Distria Krasniqi një ditë më herët, i ka siguruar  një medalje të artë Olimpike Kosovës, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Ndryshe, nesër do të garojnë Akil dhe Nora Gjakova, të cilët  janë vëlla dhe motër.

Akili do të garojë në kategorinë deri në 73 kilogramë, ku do në raundin e parë do të ballafaqohet me Ahmet Ayash nga Jemeni.

Ndeshja  pritet të zhvillohet në ora 04:00 me kohën tonë lokale.

Kurse Nora Gjakova gjithashtu do të fillojë garimin nesër.

Ajo do të marrë pjesë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Nora  do të kalojë raundin e parë pa ndeshje, kurse në atë të dytën do të përballet me fituesen e ndeshjes mes xhudistes  nga Autrisa, Sabrina Filzmoser dhe xhudistes  holandeze, Sanne Verhagen.

Gara e Nora Gjakovës pritet të fillojë nga ora 05:00 me kohën tonë lokale./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara