Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ishte një nga protagonistët kryesor pse Mallorca arriti fitore 4 me 2 ndaj Villarrealit në xhiron e 22-të në La Liga.
Muriqi realizoi një gol dhe bëri një asist (te goli i Kadeëere) në këtë ndeshje tejet interesante.
Lojtari kosovar luajti deri në minutën e 81’të, pastaj u zëvendësua nga Prats.
Sipas sajtit të njohur ‘Sofascore’, Vedat Muriqi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë. Ai kishte notën 7.8, me një gol dhe një asist – një shans të krijuar dhe 3 goditje në portë.
Muriqi poashtu i ndihmoi klubit të tij edhe në aspektin defansiv, ku pati tri spastrime të topit branda zonës.
‘Pirati’ ashtu siç e quajnë në Mallorca tani ka shkuar në kuotën e nëntë golave në La Liga, më shumë se yjet e kësaj lige, si: Griezmann, Alvaro Morata dhe Vinicius Juniors. /lajminet

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...