Pas 23 vitesh, Gennaro Gattuso mund të kthehet te Glasgow Rangers, por këtë herë si trajner.
Janë të shumta mediat në Britani që theksojnë se po merr formë kthimi i italianit te klubi i njohur skocez, aty ku ka dhënë kontribut si lojtar gjatë sezonit 1997-98.
Rangers janë në kërkim të një figure karizmatike për të zëvendësuar Steven Gerrard, që dha dorëheqje për të marrë drejtimin e Aston Villas në Premier League.
Gattuso, i cili ka nisur karrierën si futbollist profesionit në Perugia në vitin 1995, u transferua në Skoci vetëm pas dy vitesh, kur ishte 19-vjeçar.
Edhe pse luajti vetëm për një sezon, la një kujtim të jashtëzakonshëm, ku më pas kaloi te Salernitana në sezonin 1998-1999, e cila shërbeu si “urë lidhëse” në transferimin e tij te Milan.
Sipas informacioneve që vijnë nga Britania e Madhe, menaxheri portugez, Jorge Mendes, mund të luajë rol vendimtar në rikthimin e Gattusos në Glasgow./Arbresh.info
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...