Skuadra e Bristol Cityt, që garon në Championship, kategorinë e dytë të futbollit anglez, po shfaq interes serioz për transferimin e mbrojtësit të majtë Leart Paqarada.
Ky lajm u bë i ditur gjatë ditës së sotme (e hënë) nga mediumi i njohur gjerman Kicker.
Aktualisht, Paqarada është pjesë e klubit gjerman Koln, por një largim nga Bundesliga për një aventurë të re në Angli nuk përjashtohet.
Trajneri aktual i Bristol Cityt, Gerhard Struber, e njeh mirë lojtarin, pasi të dy kanë punuar së bashku gjatë sezonit të kaluar në Koln, para se Struber të shkarkohej tri javë para fundit të kampionatit.
Pas largimit të Max Finkgrafe, pozita e mbrojtësit të majtë te Bristol City është e zbrazët, dhe Paqarada shihet si zgjidhje e përshtatshme.
Deri tani, megjithatë, nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar për këtë lëvizje të mundshme.
30-vjeçari është i lidhur me Kolnin me kontratë deri në verën e vitit 2026.
Kujtojmë se Paqarada ka përfaqësuar Kosovën në 30 ndeshje dhe ka realizuar një gol./Telegrafi/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...