Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëj sot tërheqjen e shortit për caktimin e numrave rendorë të subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.
Elezi tha se tërheqja e numrave për renditje në fletëvotim, pritet të bëhet nga 27 subjekte politike.“Pas periudhës zgjedhore për njoftim të pjesëmarrjes në zgjedhje nga partitë politike dhe për formim të koalicioneve (1 – 7 maj), si dhe periudhës për aplikim për certifikim nga subjektet e reja politike (2 – 10 maj), numri i përgjithshëm i subjekteve politike që mund të jenë pjesë e zgjedhjeve të parakohshme, është: 27, prej tyre 22 parti politike; 3 koalicione; 1 nismë qytetare; dhe 1 kandidat i pavarur”, tha Elezi.
Sipas afateve të miratuara nga KQZ, fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, e cila do të zgjasë 10 ditë e 7 orë, nuk do të fillojë menjëherë pas tërheqjes së shortit për numrat rendorë në fletëvotim.“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që periudha e fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar të fillojë më 28 maj dhe të përfundojë në orën 06:59 të mëngjesit të datës 7 qershor 2026”, deklaroi Elezi.
Zelensky: Rusia po përpiqet ta përfshijë edhe Bjellorusinë n...
Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja,...
Sot hidhet shorti për renditjen e partive në fletëvotim
Mot me shi gjatë së shtunës, temperaturat deri në 21°C
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...