Të shtunën parashikohet në orët e mëngjesit të kemi një sistem parafrontal, i cili pritet të sjellë shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu, në momente të caktuara në formë të rrebeshe, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike. Nuk do të mungojnë as intervalet e shkurta me diell.
Rreth mesditës dhe gjatë orëve vijuese të pasditës, do të arrijë fronti i ftohtë, i cili do të karakterizohet me rrebeshe shiu, erëra të forta dhe shkarkesa rrufesh. Nuk përjashtohet mundësia për breshër. Në mbrëmje vranësira të pjesshme, ndërsa lokalisht do të vazhdojnë reshjet e izoluara.
Era do të fryjë nga jugperëndim dhe herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-65 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 10°C, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 21°C. /MeteoKosova/
Prokuria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi për veprën...
Aksident mes dy veturave në Rogovë, dy të lënduar
Antonio Costa do ta vizitojë Shqipërinë
Axios: SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje, në pritje të mira...
Barcelona bëhet gati për ofertën e parë zyrtare për Julián Á...
Arrestohet i dyshuari për aksidentin fatal në Zllapek të Pej...