Fisnik Asllani ka qenë protagonisti kryesor i Elversbergut këtë sezon dhe ashtu po e bën edhe në xhirot e fundit të Bundesliga 2.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka shënuar një gol dhe një asistim në fitoren ndaj Braunschëeig, shkruan Arbresh.info.
Asllani ka shënuar në minutën e 11-të, teksa ka asistuar shtatë minuta më vonë.
Skuadra e tij fitoi me rezultat 3-0. Asllani këtë sezon ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar tetë asistime.
Elversbergu është e treta në Bundesliga 2 me 55 pikë kur ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund. Nëse e mban këtë pozicion kualifikimin në Bundesligë do ta kërkojë përmes barazhit./Arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...