Me një atmosferë festive dhe me shumë buzëqeshje, Banka Ekonomike ka organizuar sot aktivitete të veçanta për fëmijët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Të vegjlit që morën pjesë në këtë organizim u argëtuan me aktivitete të ndryshme, ndërsa nuk munguan as dhuratat dhe surprizat që sollën gëzim të madh për ta.
Arbër Kadrijaj nga Banka Ekonomike tha se një aktivitet i tillë mbahet për çdo vit dhe synimi i tyre është lumturia e fëmijëve.
Një nga momentet më të veçanta të aktivitetit ishte pikturimi i fytyrave të fëmijëve me figura dhe ngjyra të ndryshme, duke e bërë atmosferën edhe më të hareshme.
Ekipi i Arbresh.info ka sjellë pamje nga ky aktivitet i organizuar nga Banka Ekonomike, i cili synoi të sjellë gëzim dhe momente të bukura për fëmijët në ditën e tyre.
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet në mbarë botën për të rikujtuar rëndësinë e kujdesit, mbështetjes dhe të drejtave të fëmijëve në shoqëri.

Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...