Kombëtarja e Kosovës ka arritur një sukses historik, pasi është ngritur nga Liga C në Ligën D të Ligës së Kombeve.
Shtatë vite më parë Dardanët e nisën nga Liga D, derisa tani janë në B ku janë në mesin e 32 Kombëtareve më të mira në Evropë.
E ngritja në Ligën B i sjell edhe të ardhura shtesë Federatës së Futbollit të Kosovës.
Sipas rregullit të shtëpisë më të madhe evropiane të futbollit UEFA, kombëtaret që garojnë në Ligën B përfitojnë 1,5 milionë euro, shifër që është jashtëzakonisht e lartë për federatat e shteteve të vogla.
Këto të ardhura janë të garantuara tanimë, por ato mund të jenë edhe më të mëdha kur merren parasysh edhe të drejtat televizive.
Ky është një vendim i UEFA-s i marrë në vitin 2018.
Ndërkohë fituesi i përgjithshëm i Ligës së Kombeve, ku mund të jetë një nga kombëtaret si Gjermania, Franca, Spanja apo Portugalia do të fitojë 10,5 milionë euro. /Telegrafi/
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar
Ministria e Kulturës akuzon Komunën e Prishtinës për punime ...