Barcelona po përgatitet të dërgojë shumë shpejt ofertën e parë zyrtare për sulmuesin e Atlético Madridit, Julián Álvarez.
Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e klubit katalanas kanë zhvilluar një takim me agjentin e lojtarit dhe ndërmjetësit e marrëveshjes, ndërsa tani pritet hapi konkret drejt nisjes së negociatave me Atleticon.
Oferta fillestare e Barcelonës nuk do të përfshijë asnjë lojtar në shkëmbim, pasi katalanasit synojnë ta transferojnë argjentinasin përmes një marrëveshjeje financiare.
Barcelona dëshiron t’i nisë negociatat para Kupës së Botës, me qëllimin për të paraprirë interesimin e klubeve të tjera që mund të futen në garë për shërbimet e sulmuesit.
Megjithatë, vendimi final do t’i takojë Atlético Madridit, i cili ende nuk ka dhënë sinjale nëse është i gatshëm ta lejojë largimin e Julián Álvarez.
Ndërkohë, raportimet theksojnë se çështja e mundshme e transferimit të Gordon nuk ka asnjë lidhje me negociatat për Álvarez./Arbresh.info
Irani thotë se shënjestroi një bazë amerikane pas sulmeve të...
Haradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarë...
“Do të presim “momentin e favorshëm” për veprim”...
Si ta gjeni lehtësisht numrin unik identifikues të biznesit ...
Industria “Made in Albania” sfidon tregun evropian, Rama: Pa...
Policia me plan operativ për zgjedhjet e parakohshme që mbah...