Një mesfushor ofansiv është një nga objektivat e Milanit në merkaton e janarit. Shumë emra janë përfolur si kandidatë për të veshur fanellën e kuqezinjëve, teksa dyshja Maldini – Massara po punojnë në prapaskenë për t’i dhuruar Stefano Piolit lojtarin që dëshiron.
“Fichajes.net” raporton se një nga të preferuarit e drejtuesve të “Djajve të Kuq” është Nabil Fekir, i cili u transferua dy vite më parë nga Lyon te Real Betis për 20 milionë euro.

28-vjeçari me origjinë nga Algjeria ka kontratë deri më 2023 me klubin andaluzian, por bisedimet e rinovimit të kontratës janë ndërprerë.
Fekir, i cili fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018, numëron 3 gola dhe katër asistime këtë sezon në kampionat dhe Europa League dhe te Milani e pëlqejnë shumë faktin që lojtari mund të mbulojë disa pozicione në repartin ofansiv.
Emri i Fekir është i lidhur edhe në të kaluarën me klubin italian, që do të paraqesë së shpejti një ofertë zyrtare për Betis, teksa duhet të mposhtë edhe konkurrencën e disa klubeve nga Premier League me Arsenalin në krye./Arbresh.info
PDK mbledh Këshillin Drejtues me 20 prill
Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033