Google ADS

Nesër gjysmëfinalet e para të Kupës, vëmendja në kryeqytet

13:20 | 14 Janar 2025
D.H

Kupa e Kosovës është eventi i dytë më i rëndësishëm në basketbollin kosovar dhe ky event është drejt fundit.

Nesër fillon një fazë shumë e rëndësishme ku luhen gjysmëfinalet e para, shkruan Arbresh.info.

Padyshim që vëmendja kryesore është tek “El Clasico” e basketbollit kosovar mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Kjo ndeshje luhet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Në po të njëjtin orar, Vëllaznimi e pret Bashkimin në duelin tjetër gjysmëfinal.

Kujtojmë se për dallim nga vitet tjera gjysmëfinalet luhen me sistem vajtje-ardhje. Ndeshjet e kthimit do të luhet në fund të janarit./Arbresh.info

Të ngjashme