Sulmuesi Baton Zabërgja thotë se Kosovës i mungoi fati në ndeshjen kundër Çekisë. Çekia fitoi me rezultat 2-1, me Kosovën që ishte më kërkuese në pjesën e dytë.
Ai ka theksuar se pranimi i golit të parë në minutën e 12-të, ndryshoi rrjedhën e lojës. Çekët e shënuan edhe golin e dytë në pjesën e parë.
“Si skuadra kemi qenë të dyja të barabarta, por ndikoi goli i pësuar herët. Ai gol ndryshoi rrjedhën e lojës, sepse në përgjithësi mendoj se ishim të barabartë”, ka thënë Zabërgja.
Ai ka shtuar se me pak fat ndeshja në Pragë mund të kishte përfunduar baras.
Çekët mposhtën “Dardanët” 2:1 të dielën. Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Lindon Emërllahu.
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona dhe futbolli është i tillë, mirëpo edhe pas 2-0 në pjesën e dytë më shumë dominuam kundërshtarin dhe me pak fat edhe mund të mbyllej baras kjo ndeshje”, deklaroi ai.
Zabërgja luan për Metalist 1925 të Ukrainës, ndërsa për Kosovën, ka zhvilluar pesë ndeshje.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...