Pas pauzës 15 minutëshe, gjyqtari kryesor i ndeshjes Stefan Johanesson ka marrë vendimin përfundimtar për lojën Kosovë – Kroaci, raporton portali arbresh.info
Ai ka vendosur që kjo ndeshje të ndërpritet sot, pasi që vazhdimi është i pamundur, për shkak të fushës.
Kushtet jashtëzakonisht të vështira të krijuara nga rënia e shiut kanë bërë që kjo ndeshje të pezullohet fillimisht për 15 minuta e më pas të ndërpritet tërësisht.
Kujtojmë se përfaqësuesja e Kosovës insistoi në vazhdimin e lojës, kurse ajo e Kroacisë kërkoi shtyrjen.
Vendimi për vazhdimin e kësaj ndeshje pritet të merret nesër./arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë