Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka folur pas suksesit historik me klubin francez.
Në një prononcim për Talksport, ai ka theksuar se festa duhet të përfundojë dhe fokusi të kalojë menjëherë te sfidat që vijnë, veçanërisht Kupa e Botës për Klube, shkruan Arbresh.info.
“Duhet të jemi shumë të përulur sot. Të punojmë më shumë, të përmirësojmë veten dhe ekipin. Suksesi nuk duhet të na bëjë të ndalemi,” u shpreh Al-Khelaifi.
Shefi i klubit parisien ka pasur një mesazh të qartë edhe për lojtarët e rinj të skuadrës, duke i kujtuar se nuk ka kohë për vetëkënaqësi.
“U thashë djemve: festuam dje dhe tani shkoni me ekipet kombëtare. Por sapo të ktheheni, mendjen duhet ta keni vetëm te Kupa e Botës për Klube,” shtoi ai.
PSG ka pasur një sezon të suksesshëm ku ka fituar Ligue 1, Kupën e Francës si dhe Ligën e Kampionëve, dhe tashmë objektivi i radhës është triumfi në Kupën e Botës për klube.
Parisi në Kupën e Botës për klube ndodhet në grupin B, së bashku me Atletico Madridin, Botafogon dhe Seattle Sounders./Arbresh.info
?? PSG chairman Nasser Al Khelaifi: “We need to be very humble today, work harder, work even more to improve ourselves, to improve our team”.
“The young players already – I told them, I said, guys, we celebrate yesterday and of course you go with the national team. The day you… pic.twitter.com/uuw9VjS2Yy
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 2, 2025
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...