Igor Tudor ka vlerësuar lart Interin pas derbit dramatik të Italisë, duke e cilësuar si një nga skuadrat më të forta të Serie A, madje edhe më të mirë se Napoli dhe formacioni i dikurshëm i Antonio Contes.
Juventusi i tij doli fitues në një ndeshje spektakolare 4-3 ndaj zikaltërve të shtunën mbrëma, falë golave të Lloyd Kelly, Kenan Yildiz, Khephren Thuram dhe talentit 19-vjeçar Vasilije Adzic.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, Tudor pranoi se ekipi i tij nuk ishte në nivelin maksimal, por theksoi krenarinë për lojtarët.
“Ne luajtëm kundër ekipit më të fortë në Serie A. Sipas mendimit tim, Interi është edhe përpara Napolit. Fituam edhe pse patëm disa probleme të vogla. Personalisht më pëlqen të fitoj edhe në këtë mënyrë”, deklaroi trajneri kroat.
I pyetur për filozofinë e tij të futbollit, Tudor kujtoi periudhën te Verona, kur kishte deklaruar se preferonte të fitonte 4-3 sesa 1-0. Megjithatë, tani ai është më pragmatik.
“Qëllimi im është të fitoj para së gjithash. Më pëlqen futbolli sulmues, por varet nga karakteristikat e lojtarëve. Sigurisht, një rezultat 3-0 do të ishte ideal”, u shpreh ai.
Me këtë fitore të madhe, Juventusi jo vetëm që mori tre pikë të vlefshme, por gjithashtu tregoi se është i gatshëm të garojë për titull përballë rivalëve më të mëdhenj të Serie A. /Telegrafi/
Momente tensioni në “Air Albania”: Futbollisti i...
“Shqipëria është në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca”, Rama ...
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën...
Keqpërdorimi i fëmijëve në tubime, Abdixhiku ngjet në skenë ...
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Shqipërisë dhe Izraelit
Tragjedia në Shëngjin, Konjufca ngushëllon familjet