Para udhëtimit te Stoke City, trajneri i Arsenalit Arsene Wenger ka konfirmuar që Shkodran Mustafi, Per Mertesacker dhe Francis Coquelin janë të gjithë në dispozicion.
Trajneri i “Topçinjve” ishte pyetur rreth disponueshmërisë së një numri lojtari për udhëtimin te klubi në Britannia Stadium, transmeton portali arbresh.info.
“Nga java e kaluar, Mertesacker do të jetë sërish gati, për Sanchezin është ende herët por ai punon shumë në stërvitje”, tha fillimisht trajneri francez.
“Mustafi dhe Coquelin janë sërish në skuadër”, shtoi ai.
Gjiganti londinez ka fituar 4 me 3 ndeshjen e xhiros së parë në Premierë Ligë kundër Leicester Cityt./arbresh.info
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin