Mbrëmë u mbyll edhe një prej kompeticioneve më të rëndësishme që mund t’i jepte vulën fituesit të “Topit të Artë”, për këtë vit ku gara është tejet interesante.
Sipas Mundo Deportivo, shanset e talentit spanjoll Lamine Yamal për të fituar “Topin e Artë” janë rritur ndjeshëm pas paraqitjeve jo të mira të Ousmane Dembélé dhe humbjes së PSG-së në finalen e Kupës së Botës për Klube, shkruan Arbresh.info.
Dembele shënoi vetëm dy gola dhe një asistim në shtatë ndeshje të Kupës së Botës për Klube, me klubin e tij që humbi 3-0 mbrëmë në finale nga Chelsea.
Ndërkohë gjatë këtij edicioni që lamë pas luajti 53 ndeshje ku realizoi 35 gola e 16 asistime.
Kurse Yamal, në 55 ndeshje pati 18 gola e 25 asistime. Numrat më të mirë janë për Dembelen.
Gjithashtu francezi i Parisit, ka fituar edhe trofeun e Ligës së Kampionëve, Ligue 1, Kupën e Francës si dhe Superkupën e Francës./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...