Muller rinovon kontratën me Bayernin
Thomas Muller ka rinovuar kontratën me Bayern Munich deri në vitin 2025. Njoftimi është bërë këtë të martë pasdite nga klubi gjerman.
“Jam i lumtur që rrugëtimi im me Bayernin vazhdon. Dua të luaj rolin tim, që të vazhdojmë të jemi të suksesshëm, si skuadër ashtu edhe si klub.
Është e rëndësishme për mua të jem gur themeli dhe të ndihmoj ekipin që të ecë në drejtimin e duhur. Dua të emocionoj tifozët tanë me gola, duke ndihmuar edhe me krijimin e golave, me dashurinë time për lojën dhe me pasionin tim për futbollin. Shpresoj që të fitojmë shumë tituj të tjerë”, tha sulmuesi pas nënshkrimit të rinovimit./SS
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...