Trajneri i ri i Everton, David Moyes, ka dalë në një konferencë për media para ndeshjes debutuese në këtë sezon në Premier League.
Një ndër pyetjet që iu është bërë trajnerit të ri ka qenë edhe gjendja e futbollistit shqiptar, Aramando Broja, shkruan Arbresh.info.
“Broja do të bëj një tjetër skanim. Ka akoma ënjtje në kyçin e këmbës dhe shpresoj se në ditët e ardhshme do të kemi një ide më të mirë të shkallës së dëmtimit. Ndjesia është pak e përzier, një moment menduam se nuk kishte asgjë shumë të rëndë, prandaj vendosëm të bëjmë një tjetër skanim”, tha Moyes.
Tashmë një gjë është e sigurt se Broja nuk ka pësuar lëndim të rëndë deri tek këputja e ligamentit, që do të ishte një goditje për ta, menjëherë pas rikthimit të tij nga ajo mungesë e gjatë që pati.
Sa i përket dëmtimit aktual, zakonisht për të kërkohen 2-6 javë rikuperim në rastet më normale, ndërsa ato më të ndërlikuarat, 8-12 javë./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...