Fenerbahçe ka marrë sot fitore me rezultat 2-3 në udhëtim kundër Konyasporit.
Trajneri i Fenerit, Jose Mourinho, ka mbetur i kënaqur me nivelin e ndeshjes. Ai është shprehur për “BeIn Sports” e sheh si të rrallë në kampionatin turk që të luhen ndeshje të këtij niveli.
Mourinho nuk i ka kursyer edhe akuzat, teksa ka nënkuptuar se në Turqi ka ndeshje të trukuara.
“Ishte një ndeshje e mirë. Ka njerëz që janë të lumtur me rezultatin, ka njerëz që janë të mërzitur. Është e trishtueshme që ndeshje të mira si kjo nuk ndodhin gjithmonë në ligën turke. Kjo sepse historia e disa ndeshjeve është e shkruar përpara kohe”, ka deklaruar Jose Mourinho.
Aktualisht skuadra e tij është në pozitën e dytë me 42 pikë tetë më pak se lideri, Galatasaray./Arbresh.info
Lushtaku pret Limajn në Drenicë, i dhuron simbol me logon e ...
Havertz e kalon në epërsi Arsenalin
Maturantët serbë në Mitrovicë dëgjohen duke thirrur “Kosova ...
“Po na marrin tokën!” – Banorët shpërthejnë në protestë në V...
Mbyll punimet Kuvendi Kombëtar, ja kur do të numërohen votat...
Foda: Çekia test i rëndësishëm për Kosovën, jemi përgatitur ...