Jose Mourinho edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e Benficas.
Me t’u konfirmuar si trajner i gjigantit portugez, trajneri me përvojë të madhe evropiane ka folur për synimet e tij me klubin, shkruan Arbresh.info.
Jose Mourinho u shpreh mirënjohës ndaj klubit që e kanë zgjedhur si pasardhës të Bruno Lages në krye të klubit.
“Kam shumë emocione, por përvoja më ndihmon t’i kontrolloj. Falënderoj të gjithë për besimin. Unë jam portugez dhe mes nesh nuk ka askënd që nuk e di historinë, kulturën dhe madhështinë e Benficës. Jam trajner i njërit prej klubeve më të mëdhenj në botë dhe dua të përqendrohem vetëm në këtë mision,” tha Mourinho në fjalën e tij të parë.
Ai ka folur edhe për mikpritjen tek ky klub, si dhe ka potencuar se do të jenë një aventurë më ndryshe nga të tjerat.
“Nuk jam këtu për të treguar karrierën time. Po, kam punuar në klube gjigante, por asnjë prej tyre nuk më ka dhënë këtë ndjenjë nderi, përgjegjësie dhe motivimi si Benfica. Këtu është ndryshe. Do të jetoj për Benficën, për këtë mision,” u shpreh ai me bindje.
Mourinho u shkarkua nga Fenerbahçe disa kohë më parë pas eliminimit në fazën e play-offit të Ligës së Kampionëve, ku u mposht pikërisht nga Benfica./Arbresh.info
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...