Thiago Motta është shkarkuar nga posti i trajnerit të Juventusit gjatë ditës së sotme.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra italiane përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Vendin e tij do ta zë Igor Tudor. Ai do të jetë në krye të Juventusit deri në fund të këtij sezoni.
Motta u shkarkua pas rezultateve negative si dhe eliminimit nga Kupa e Italisë dhe Liga e Kampionëve.
Humbja ndaj Fiorentinës vikendin që lamë pas ishte fatale Mottan.
Aktualisht Juventusi është i pesti në Serie A me 52 pikë, një më pak se vendi i katërt i cili dërgon në Ligën e Kampionëve./Arbresh.info
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...