Në vazhdën e mbështetjes financiare për sportin dhe sportistët, sot në kabinetin e ministrit Kujtim Gashi, mes MKRS-së dhe Komitetit Paraolimpik të Kosovës është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.
Sipas këtij memorandumi, Komiteti Paraolimpik i Kosovës, për realizimin e objektivave të tij për vitin buxhetor 2018 mbështetet financiarisht me 25 mijë euro.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetarja e Komitetit Paraolimpik të Kosovës, Njomza Emini, u shprehën të kënaqur për nënshkrimin e këtij memorandumi.
“Mbështetja financiare për sportin dhe sportistët në vend dhe bashkëpunimi për mundësimin dhe lehtësimin e zhvillimit të aktiviteteve sportive nga ana e MKRS-së nuk do të ndalet”. Ai po ashtu tha se “me nënshkrimin e këtyre memorandumeve dhe mbështetjes financiare për sportin dhe sportistët po realizohen politikat tona programore për sportin”, ka thënë ministri Gashi.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...