Ministri bullgar i sportit, Krasen Kralev, ka deklaruar se kombëtarja bullgare gjendet në një grup kompleks ku Kosova mund ta thotë fjalën kryesore.
Ndryshe nga danezët, duket se në Bullgari ekziston respekt i jashtëzakonshëm për Kosovën.
“Është fakt që Anglia është kundështari më i vështirë dhe më konkurrues”.
“Asnjë prej kundërshtarëve nuk duhen nënvlerësuar. Një grup kompleks është ky. Kosova mund të luajë rol kyç në pozitën e dytë të kualifikimit”.
“Presim që lojtarët ta bëjnë punën e tyre dhe të na bëjnë krenarë”, u shpreh Krasen Kralev, transmeton Topsport.bg.
Kosova e pret Bullgarinë të hënën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...
Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyer...