Norwich ka pësuar humbje nga Aston Villa me rezultat 2-0 dhe zyrtarisht sezonin tjetër do të luajë në Championship, apo nivelin e dytë të futbollit anglez.
Klubi i cili e transferoi futbollisti kosovar Milot Rashica verën që shkoi, ka tubuar vetëm 21 pikë pas 34 xhirove.
Deri në fund kanë mbetur edhe katër ndeshje dhe edhe nëse i fiton të gjitha nuk do të mund të shpëtonte.
Rashica luajti në 25 ndeshje dhe shënoi një gol, duke shtuar edhe dy asistime gjatë këtyre përballjeve.
Futbollisti ynë edhe sezonin e shkuar sa luante në Bundesligë me Werder Bremenin, kishte rënë nga elita e futbollit gjerman.
Kjo është hera e gjashtë që Norwich bien nga Liga Premier dhe asnjë ekip nuk ka rënë më shumë që kur kampionati mori emrin Liga Premier më sezonin 1992/93.
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...